Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Fronti opozitar do përshkallëzojë aktivitetet, çështja ‘Tahiri’ nuk mbyllet lehtë

Bylykbashi: Fronti opozitar do përshkallëzojë aktivitetet,

I ftuar ne “News 24”, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se Shqipëria është një shtet i krimbur dhe se po humbet partnerët ndërkombëtarë.

Ai gjithashtu është shprehur se për çështjen ‘Tahiri’ fronti opozitar do të përshkallëzojë aktivitetet e saj dhe se nuk do ta lërë që kjo çështje të mbyllet lehtë.

“Ata tashmë kanë marrë kohën e mjaftueshme për të  fshehur provat.

Siç e tha dhe vetë deputeti i mazhorancës z.Manja, është e kotë të jepet leja për të kontrolluar banesën e Tahirit, sepse nuk ka më prova,  tregoi qartë se ata i kanë fshirë ato.

Kërcënimi i Tahirit ndaj Ramës, se do të të marr me vete, e trembi Kryeministrin. Kjo është e vetmja arsye pse Rama nuk e lëshoi Tahirin.

Në fillim doli Tahiri për të sulmuar Prokurorinë, më pas Rama dhe më vonë e gjithë Partia Socialiste.

Nëse nuk voton PS-ja për heqjen e imunitetit atëherë ky është një precedent i rëndë për ta. Provat nuk vlerësohen në Parlament, por në gjykatë.  Mazhoranca e Edi Ramës mori përsipër që të bëjë gjyqtarin, dhe kjo vetëm për të mbrojtur Saimirin dhe më pas dhe veten e tyre.

Veprimi opozitar do shkojë drejt përshkallëzimit, nuk mund që kjo çështje të lihet të kalojë kaq lehtë." 

 

Të fundit