Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: I gatshëm të shpartallonte edhe Kushtetutën, Rama po përpiqej të mbronte veten përmes Tahirit

Bylykbashi: I gatshëm të shpartallonte edhe Kushtetutën, Rama po

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, foli në rubrikën “Opinion”, mbi vendimin e Prokurorisë, e cila ka kërkuar 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Për Bylikbashin kanabizimin i vendit ka qenë plan i Ramës, dhe ai ka bërë çdo gjë për të mbrojtur Tahirin. Ish-deputeti thekson se gjykata duhet ta çojë deri në fund historinë e këtij  që ai e quan krim të organizuar.

“Gjithë përpjekja e Ramës ka qenë si të mbrojë Tahirin, që të mbrojë veten e vet. Kanë kërcënuar gjyqtarët me letra me Vetting. Plani për kanabizimin e Shqipërisë është i Edi Ramës. Tahiri është një person që sado që e hodhi tutje, përpiqet ta mbrojë, sepse mbron veten. Rama ishte gati të shpartallonte dhe Kushtetutën, vetëm që të mos i ndodhte gjë. Mbetet për t’u parë nëse gjykata do të çojë deri në fund një histori të krimit të organizuar. Çështja “Tahiri” u kthye në një çështje të një rëndësie tejet të madhe nga partnerët ndërkombëtarë”, tha Bylykbashi.

 

 

Të fundit