Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Ka dakordësi me PS për 6 piketa të Reformës Zgjedhore. Duhet ribërë edhe Territoralja

Bylykbashi: Ka dakordësi me PS për 6 piketa të Reformës

Në një intervistë për Ora News, Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, demokrati Oerd Bylykbashi, thotë se me Partinë Socialiste është rënë dakord për shtyllat që do preken në ligjin zgjedhor, në mënyrë që të garantohen standarde në proceset zgjedhore. Dakordësi ka për të punuar në 6 drejtime kryesore thotë Bylykbashi.

Tha Bylykbashi: E para është votimi elektronik, pra futja e teknologjive të reja në votim. E dyta është ajo e votimit të emigrantëve. E treta është shitblerja e votës, e katërta janë çështje të fushatës dhe rekomandime tjera prioritare të OSBE-ODIRH-it dhe Komisionit të Venecias ku përfshihet abuzimi me burimet shtetërore. Çështja e katërt është lista e zgjedhësve dhe sistemeve në drejtësi dhe çështja e fundit, jo nga rëndësia është administrata.

Bylykbashi shton se institucionet ndërkombëtare po mbështesin me ekspertizë dhe me financime për reformën. Në princip, u shpreh ai, institucionet që merren me zgjedhjet mbështesin përdorimin e  teknologjisë. 

Sa i takon  një tjetër çështjeje të nxehtë, Reformës Territoriale, nuk ka diskutim dhe as dakordësi me Partinë Socialiste, por Bylykbashi thotë se e nevojshme është edhe prekja e saj. Deputeti demokrat e cilëson të dështuar  hartën e re, dhe kjo sipas tij  po ndikon te qytetarët që s’po marrin shërbime.

Të fundit