Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Kodi Zgjedhor do të ketë garanci shtesë, qeveria s'do mund të prekë votën e shqiptarëve

Bylykbashi: Kodi Zgjedhor do të ketë garanci shtesë, qeveria

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ka reaguar edhe bashkëanëtari i tryezës, Oerd Bylykbashi.

Sipas tij kodi i ri zgjedhor do të ketë garanci shtesë, në mënyrë që qeveria të mos prekë votën e shqiptarëve, duke e tjetërsuar atë.

"U pranua propozimi i tretë duke u siguruar garanci që KQZ-ja të mos ketë persona që të jenë të inkriminuar politikisht. Dakordësia e datës 5 qershor do të jetë e plotë. Garancitë të jenë të plota dhe qeveria të mos prekë administrimin e zgjedhjeve. Në ditët në vijim do të trajtohen çështje , do të përfundojë draftimi i tyre. Besoj që me mbledhjen e sotme kodi zgjedhor do të ketë garanci shtesë që vota e shqiptarëve të mos tjetërsohet. Opozita do të sigurojë rrotacionin politik", tha Bylykbashi.

Të fundit