Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Lidhja krim-politikë ekziston në disa forma. Kush dëmtohet nga vettingu

Bylykbashi: Lidhja krim-politikë ekziston në disa forma. Kush

Deputeti Oerd Bylykbashi teksa foli në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit u shpreh se “lidhja krim-politikë, interesa kriminale-interesa politike, janë rreziku kryesor për demokracinë dhe stabilitetin e Shqipërisë”.

Sipas deputetit demokrat, kjo lidhje ekziston në forma dhe kanale të ndryshme, që nga mbështetja politike për krimin, tek aksesi në institucionet shtetërore, tek favorizimi i bizneseve apo personave me lidhje kriminale në ekonomi.

“Një pjesë e madhe e kësaj mbështetje zhvillohet në kufijtë e ligjit: politikanët janë bërë të zgjuar dhe dinë si të japin mbështetje pa shkelur ligjin dhe pa lënë gjurmë. Ky është qëllimi kryesor i vetingut në politikë: të krijojë një filtër shtesë për pengimin e depërtimit të ndikimit dhe interesave kriminale në politikë”.

Bylykbashi tha se të vetmit që dëmtohen nga ky vetting janë personat që kanë lidhje me krimin ose interesa të paligjshme.

“Ata që përfitojnë janë qytetarët të cilët garantohen se politika nuk do të ketë lidhje dhe nuk do punojë për krimin”, - deklaroi përfaqësuesi i PD në Mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit Deputeti demokrat.

Më tej Bylykbashi u shpreh se “Vetingu është një proces krejtësisht i shkëputur dhe i pavarur nga vetingu në drejtësi. Ai nuk ka asnjë lidhje dhe apo ndikim negativ apo pengesë për vetingun në drejtësi. Vetingu i politikanëve nuk përjashton dhe nuk ka asnjë ndikim për hetimet penale të politikanëve dhe njerëzve të lidhur me ta, nga çdo lloj institucioni hetimi qoftë nga prokuroritë e rretheve qoftë nga prokuroria e sotme e krimeve të rënda apo SPAK dhe BKH kur ato të krijohen. Përkundrazi, ky proces u jep burime dhe raste hetimi këtyre institucioneve”.

Të fundit