Flash News

KRYESORE

Bylykbashi para nisjes së Këshillit Politik: PS refuzon t’i drejtohet ODIHR, po rrezikon negociatat

Bylykbashi para nisjes së Këshillit Politik: PS refuzon t’i

Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi akuzon mazhorancën socialiste se po pengon Këshillin Politik duke refuzuar të dërgojë ODIHR një kërkesë për asistencë ligjore për pikat që nuk gjejnë dakordësi.

Para nisjes së mbledhjes së parashikuar në orën 12.00, Bylykbashi thotë se veprime të tilla dëmtojnë procesin e Reformës Zgjedhore dhe vene ne rrezik hapjen e negociatave.

“Ka dy javë që kemi kërkuar që pikë të parë të rendit ditës në Këshillin Politik ka qenë që ti drejtohemi ODIHR për çështje që na ndajnë, garimi i lirë në koalicione sic janë sot në kodin zgjedhor.

Ka dy javë që PS refuzon të dërgojë kërkesën ODIHR që është shkelje e marrëveshjes së 14 janarit. Me këtë veprim PS po pengon këshillin politik dhe nëse vazhdon edhe sot, këto janë veprime që dëmtojnë procesin e Reformës Zgjedhore dhe vene ne rrezik hapjen e negociatave”, tha Bylykbashi.

Opozita e bashkuar duket se po i qëndron stoike kërkesës së saj për aplikimin në zgjedhjet e 25 prillit formulën aktuale të koalicioneve parazgjedhore.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme insiston sërish që PS t’i drejtohet OSBE/ODIHR për asistencë ligjore për gjithçka që po ndodh me kodin zgjedhor në bazë të ndryshimeve të reja kushtetuese.

Kujtojmë se përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri më parë ka kërkuar nga opozita që të prezantojnë nismën për ndryshimet dhe më pas do të shihej mundësia për një kërkesë për ODIHR, por nisur nga pozicionet që kanë palët deri tani, vështirë se do të konkludohet sot me një dakordësi mes tyre në Këshillin Politik.

Të fundit