Flash News

KRYESORE

Bylykbashi paralajmëron mazhorancën: Votoni ligjin, para se studentët ta bëjnë vettingun ndryshe

Bylykbashi paralajmëron mazhorancën: Votoni ligjin, para se

Deputeti i partisë Demokratike, Oerd Blykbashi, i ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës që të votojnë amendamentet për t’i hapur rrugë vettingut në politikë.

Nga foltorja e Kuvendit, Bylykbashi theksoi se ka vetëm një rrugë përpara se studentët ta bëjnë vettingun ndryshe, që është votimi i amendamenteve.

“Keni vetëm një rrugë përpara sesa studentët ta bëjnë vettingun ndryshe me gjithë shqiptarët e tjerë për ju. Pranoni hapni rrugën këtyre amendamenteve sot, ligjit nesër me asistencën e Komisionit të Venecias, dhe ta mbyllim këtë histori një herë e mirë sepse është një turp të cilin, ju nuk do ta shlyen dot për një kohë të gjatë, por të paktën mos të vazhdojmë më tutje. Votoni sot, mos e rrëzoni”, u shpreh Bylykbashi.

Të fundit