Flash News

KRYESORE

Bylykbashi parashikon të tjera shkelje në raportin përfundimtar të ODIHR

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se raporti final i OSBE/ODIHR do të ketë problematika shtesë. I ftuar në emisionin “A show” në lidhje me raportin paraprak ai tha se zgjedhësit kanë qenë nën presion nga të gjitha palët politike në Shqipëri.

Po ashtu shtoi se është e rëndësishme që në Shqipëri të ketë ndryshime kushtetuese, në mënyrë që të përfitojë individi dhe jo partia.

“Republika ka rënë. Qasja e tyre mund të jetë e ndryshme për mënyrën se si e shohin ata. Ne duhet të ndryshojmë sistemin kushtetues me të cilin qeverisen shqiptarët. Nëse politike se ka kuptuar ende, qytetarët ndoshta ende se perifrazojnë në këtë lloj formë , por po e kërkojnë praktikisht këtë gjë. Ajo që dëgjuam sot nga OSBE/ODIHR është thjesht parathënie e një raporti, që do të listojë shkelje të rënda.

Unë nisem nga ajo që tha shefja e misionit të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet në çfarë syri do t’i shohim nga interesi politik apo nga ai i zgjedhësve. Votimi në vetvete nuk i bën zgjedhjet zgjedhje. Nëse zgjedhësit trajtohen si dele, këtu është themeli i asaj ku njerëzit kërkojnë shtetin e së drejtës, pasi shteti duhet t’i shërbejë individit”-tha Bylykbashi.

Të fundit