Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Parlamenti të miratojë atë që do të dalë me konsensus, pa asnjë ndryshim

Bylykbashi: Parlamenti të miratojë atë që do të

Përfaqësuesi i opozitës për reformën zgjedhore Oerd Bylykbashi foli për mediat pas takimit të Këshillit Politik. Ai tha se Këshilli Politik është konstituuar.

Sapo u konstituua Këshilli Politik sipas dokumentit të kompromisit për fillimin e reformës zgjedhore, dokument i cili përcakton procedurën në çfarë mënyre do të ecë kjo reformë zgjedhore, e cila duhet të mbyllet brenda 15 marsit. Ky Këshill autorizon përfaqësuesit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus. Ky konsensus duhet të qëndrojë deri në momentin e miratimit, siç është dakortësuar në dokumentin e kompromisit dhe ajo që ne bëmë të ditur, qëndrimin e opozitës së bashkuar, i cili do të bëhet publik është prioriteti i çështjeve, që përputhet 100% me prioritetet që përcakton OSBE/ODIHR:

Pyetjes nëse opozita do të pranojë që kjo reformë të miratohet nga një kuvend që ju e quani ilegjitim dhe për është protestuar, ai iu përgjigj: “Unë nuk kam çfarë të shtoj asgjë nga dokumenti i kompromisit. Aty bëhet shumë e qartë - Kuvendi i Shqipërisë duhet ta miratojë atë që do të dalë me konsensus, pa asnjë ndryshim.”, tha Bylykbashi për mediat.

Të fundit