Flash News

KRYESORE

Bylykbashi pas Mbledhjes: E djeshmja 'show', çdo ndryshim për zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik

Bylykbashi pas Mbledhjes: E djeshmja 'show', çdo ndryshim

Mbledhja e Këshillit Politik që kishte nisur prej orës 17:30 është mbyllur për ditën e sotme, pas dakordësisë së palëve për t’u ulur në tryezë për paketën e ligjeve që janë dakordësuar më parë dhe që kërkojnë miratim.

Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi ka deklaruar në takim se çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik, teksa e konsideron mbledhjen e djeshme një "Show", pasi Opozita nuk ishte e pranishme.

“Opozita dënon shoë e ditës së djeshme, ku u zhvillua një mbledhje, në shkelje të rregullave të funksionimit të Këshillit Politik, që u tentua të mblidhej pa konsensus dhe pa praninë tonë. Opozita kishte konfirmuar që nuk merrte dot dje pjesë në mbledhjen dhe kishte propozuar dy opsione për mbledhjen e Këshillit (sot dhe nesër). Dje nuk kishte një mbledhje të Këshillit Politik, sa kohë ne nuk kishim dakordësur për zhvillimin e mbledhjes dhe kishim konfirmuar që nuk mund të ishim.

Opozita i qëndron marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit. Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Për çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet e domosdoshme ekspertiza e OSBE-ODIHR. Asnjë ndryshim nuk duhet të jetë në kundërshtim me standardet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias”, ka thënë Bylykbashi.

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik u shpreh gjithashtu se në mbledhjen e sotme është dakordësuar për pjesën tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit që ka të bëjë me veprat penale që dëmtojnë zgjedhjet. Ai akuzoi palën maxhorancën se kërkon t’i heqë mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike pasi duan pazare me dyer të mbyllura.

“Opozita siç kishte deklaruar zbatoi atë pjesë tjetër të marrëvjes së 5 qershorit për trajtimin e rekomandimeve të ODIHR-it, çështje me shitblerjen e votës dhe çdo vepër penale që dëmton zgjedhjet. Një paketë që sot u dakordësua. Ajo që është miratuar këtu duhet miratuar pa ndryshime. Kjo nuk e përmbyll marrëveshja e 5 qershorit sepse është dhe një çështje tjetër për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Ata kërkojnë që t’i heqin mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike të partive politike, pasi do që të shkojë tek pazaret me dyer të mbyllura”, deklaroi Bylykbashi.

Të fundit