Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Rama i bëri presion gjyqtarëve me vetingun, kriza zgjidhet me zgjedhje të parakohshme

Bylykbashi: Rama i bëri presion gjyqtarëve me vetingun, kriza zgjidhet

Ish- deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor vetingun për të bërë presion mbi gjyqtarët. Ai u ndal te vendimi i Gjykatës së Tiranës për të pushuar akuzën për dosjen e lobimit të PD-së në SHBA.

“Për pjesën më të madhe të akuzës, prokuroria tha se nuk ka prova. Vërtetoi se sa herë bënte një deklaratë Taulant Balla, Prokuroria vihej në lëvizje. Edi Rama bën presion me vetingun mbi gjyqtarët. Kjo është mbyllja e një kapitulli të turpshëm që PS i ka bërë Partisë Demokratike”, tha Bylykbashi për Abc news.

Ai e gjykon Reformën Zgjedhore si mjaft të domosdoshme për vendin.

“Është një garanci shtesë për procesin zgjedhor. Ajo që kërkohet me ngulm nga Bundestagu është Reforma Zgjedhore e testuar. E vetmja zgjidhje e krizës politike janë zgjedhjet e parakohshme. Edi Rama është “KÇD”, kap çfarë do ai”.

Bylykbashi kërkon edhe garantim të standardit zgjedhor.

“Ne duhet të garantojmë që zgjedhësit të votojnë dhe se vota e tyre nuk vidhet. Duhen forcuar mekanizmat që luftojnë presionin mbi zgjedhësit dhe administratën politike, sot shqiptarët në mënyrë selektive nuk pajisen me karta identitetit. Janë një seri hapash që qeveria i ka me ligj, por nuk ka dashur ti realizojë. Sot qytetarët kërkojnë zgjedhjet”, tha osh deputeti i PD-së që shtoi se kriza ku ndodhet vendi, vetëm me zgjedhje të parakohshme mund të zhbllokohet.

Të fundit