Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Rama synon të heqë koalicionet se humbet para opozitës, pragu 3 % eliminon partitë e vogla

Bylykbashi: Rama synon të heqë koalicionet se humbet para

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik deklaron se Partia Socialiste synon të heqë koalicionet me formulën e re të propozuar për Kodin Zgjedhor sepse i frikësohet opozitës së bashkuar.

Duke folur në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo në Report Tv, Bylykbashi tha se pragu 3 %, i propozuar nga PS eliminon partitë e vogla.

"Lista e hapura 100% dhe koalicionet siç janë mund të punojnë pa probleme. I vetmi problem është si do hartohet fleta e votimit, por Ramës i leverdisë vetëm të heq koalicionet pasi nuk e përballon dot koalicionin e opozitës së bashkuar. Ky këshill është ndërtuar mbi konsensusin dhe jo votimi mazhoritar, për këtë kanë parlamentin le ta bëjnë atje. Nëse e bëjnë me votim mazhoritar se i teket Rama po deshëm votojeni po deshët jo, as mos të vijë fare në këshill.

Pragu prej 3 % pothuajse të gjitha partitë e vogla nuk e kapin dot dhe do të jetë shfarosës për shumicën e partive të vogla", tha Bylykbash

Të fundit