Flash News

KRYESORE

Bylykbashi reagon pas raportit të OSBE: Deklaratë e ashpër, tregoi se zgjedhjet janë nul

Bylykbashi reagon pas raportit të OSBE: Deklaratë e ashpër,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi se OSBE/ODIHR ia bëri të qartë shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje dhe se mungesa e zgjedhjes i ka bërë nul ato.

Ai e cilësoi si deklaratën më të ashpër në 28 vjet të OSBE/ODIHR-it.

“‘Zgjedhjet, më shumë se për këdo tjetër, kanë interes dhe rëndësi për zgjedhësit’. Këtë deklaroi sot ODIHR dhe pikërisht këtë ka deklaruar dhe ka mbështetur fuqimisht edhe Partia Demokratike, gjatë gjithë kësaj periudhe, kur jemi përpjekur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. ODIHR u tha shqiptarëve se me 30 qershor nuk pati zgjedhje, ku zgjedhësit shqiptarë të kishin mundësi për të bërë zgjedhje të lira, të ndershme dhe me plot mundësi për ata që t’i përfaqësojnë. Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul.

ODIHR deklaroi pa asnjë ekuivok se e vetmja gjykatë për të shqyrtuar dekretet e presidentit të republikës për datën e zgjedhjeve është Gjykata Kushtetuese.”, tha Bylykbashi në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se kapja e plotë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjitha komisioneve zgjedhore nga Partia Socialiste si dhe refuzimi i të drejtës së partive opozitare për të pasur anëtarët e tyre në komisione, dhunoi Kodin Zgjedhor.

“Kjo është deklarata paraprake më e fortë dhe më e ashpër që ka bërë ndonjëherë në 20 vitet e fundit OSBE/ODIHR-i, duke kritikuar rëndë rolin e qeverisë në shkatërrimin e zgjedhjeve, pasi u pamundësoi zgjedhësve shqiptarë të vendosnin ata vetë për ata që do t’i përfaqësojnë.”, theksoi ai.

Bylykbashi shtoi se opozita do të vazhdojë të provojë çdo shkelje që është konstatuar në procesin e votimit të datës 30 qershor dhe do të bëjë të mundur që shqiptarët të kenë mundësi për të zgjedhur në zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

Të fundit