Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Shqiptarët do të hyjnë në Europë me këmbët e tyre, jo me raporte e deklarata

Bylykbashi: Shqiptarët do të hyjnë në Europë me

Nënkryetari i komisionit të ligjeve, deputeti Oerd Bylykbashi ka falenderuar mijra protestues që i'u bashkuan lëvizjes së opozitës.

Me një status në Facebook ai thotë se në bulevard marshuan  mijra qyetarë për të themeluar një Shqipëri, mbi vlerat dhe shpirtin e Europës, për Europën ku do të hyjnë me këmbët e tyre. Me dinjitet dhe jo me raporte e deklarata shton më tej Bylykbashit.

Statusi i plotë:

Faleminderit mijëra durrsakëve, anëtar të PD dhe qytetarë pa parti, që sot protestuan në shesh për VOTËN E LIRË që nuk ka çmim.

Faleminderit qindramijëra shqiptarëve që mbushën sot bulevardin e lirisë për një Shqipëri të themeluar mbi vlerat dhe shpirtin e Europës, për Europën ku hyjmë me këmbët tona dhe me dinjitet dhe jo me raporte e deklarata!

 

Të fundit