Flash News

KRYESORE

Bylykbashi zbulon sistemin 'perfekt' për opozitën, thirrje Ramës: S'ka marrëveshje të tipit, 'të jap 2% më nxirr këtë vëlla nga burgu'

Bylykbashi zbulon sistemin 'perfekt' për opozitën, thirrje

Përfaqësuesi i demokratëve në tryezën e Reformës Zgjedhore të Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi, ka treguar se sistemi perfekt për opozitën, natyrisht kjo bazuar edhe në rekomandimet e OSBE/OHDIR, do të ishte një sistem i thjeshtë. Sipas tij, "ky që kemi është në rregull".

Megjithatë, për demokratët, problemi i listave të mbyllura është neglizhenca në prezgjedhjen e kadidatëve nga ana e krerëve të partive. Sipas ish-deputetit, "nëse krerët e partive do ta kishin bërë mirë punën e tyre, sot ne sdo të kishim të tilla probleme".

"OSBE/OHDIR nuk ka dhënë një rekomandim në të cilin të përcaktohet se cili duhet të jetë sistemi perfekt, por në 2011 e tha se duhet të jetë i thjeshtë dhe në rastin tonë e kemi të tillë. Ky sistem që ne kemi është në rregull.

Nëse listat e mbyllura do të ishin bërë në mënyrë perfekte nga krerët e partive, ne nuk do ta kishim këtë problem. Ne mund të zgjedhim një sistem që në kushtet ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese, pra është vrarë qeni roje mbi qeverinë dhe ne kemi vijuar me një Reformë në Drejtësi prej 4 vitesh tashmë, të ndodhur në këto kushte na duhet një sistem zgjedhore që të bëj balancimin mes pushteteve.

Se cili mund të jetë ky sistem, i mbetet diskutimit, që duhet të jetë i thellë me të gjithë ekspertët, edhe ndërkombëtarë, e shoqërinë civile", tha Bylykbashi.

Ish-deputeti, ndër të tjera ka ritheksuar se është e pamundur diskutimi i ndryshimeve kushtetuese brenda 6 ditësh, në formën e pazareve politike në parlament, të tipit "të jap 2 përqind do më japësh këtë leje ndërtimi apo më nxirr këtë vëlla nga burgu".

"Nuk na duhet një marrëvshje e madhe në Këshillin Politik e asistuar madje edhe nga ndërkombëtarët, dhe nga ana tjetër, përsa iu përket ndryshimeve kushtetuese të mjaftohemi me disa diskutime mes palëve politike në parlamet të tipit "të jap 2 përqind do më japësh këtë leje ndërtimi apo më nxirr këtë vëlla nga burgu". Jo, kjo nuk qëndron", ka theksuar Bylykbashi.

Të fundit