Flash News

KRYESORE

Byroja përjashton 6 deputetët nga PS, PD dhe LSI, kush janë 2 politikanët që munguan në mbledhje

Byroja përjashton 6 deputetët nga PS, PD dhe LSI, kush janë 2

Byroja ka mërrë vendimin për të përjashtuar nga punimet e Parlamentit 6 deputetët nga PS, PD dhe LSI, të cilët u përplasën ditën e sotme në Kuvend duke qëlluar me ujë, letra e miell.

Deputetët e përjashtuar nga punimet e Kuvendit janë:

Kejdi Mehmetaj e LSI

Endrit Baraimllari i LSI

Flamur Noka i PD

Ervin Salianji i PD

Klevis Balliu i PD

Ditmir Bushati –Ministër i Jashtëm

Mësohet se në mbledhjen e Byrosë që u mbajt sot në orën 18:00 ka munguar deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Nuk dihet arsyeja e mospranisë së tyre.

Kujtojmë që pasi gjuajti me ujë deputetët e opozitës, duke i provokuar, Bushati  reagoi publikisht duke kërkuar ndjesë.

Të fundit