Flash News

KRYESORE

“B*ythpambukët e Tiranës”, gazetari sqaron togfjalëshin pas mesazheve në ‘Facebook’: Më bënin trimin në inbox

“B*ythpambukët e Tiranës”, gazetari sqaron

Një status i gazetarit Dritan Hila, shkruar pak ditë më parë në rrjetet sociale, lidhur me protestën e banorëve të ‘Astirit’ duket se nuk është pritur mirë dhe nuk është kuptuar nga disa prej lexuesve.

Pasi nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku tha se etiketimin ‘shpellar’ e meritojnë të gjithë ata që kanë goditur mbi Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, Hila reagoi duke shkruar  se “ata banorë nuk meritojnë aspak të cilësohen me këtë term, pasi për të mbrojtur vendin u dergj gjaku i tyre dhe jo i tiranasve.

Megjithatë, Hila tregon se pas përdorimit të togfjalësisht “b*ythpambukët e Tiranës”, ka marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale, ndaj sqaron se nuk i drejtohej tiranasve denbabaden, por sepse nuk kanë zë në vendimmarrjen e Tiranës politike.

Sqarimi i Hilës:

Pas statusit tim te pardjeshem ku perdorja togfjaleshin “bythpambuket e Tiranes”, konstatova se shume me kishin kuptuar dhe disa jo. Madje benin edhe trimin ne inbox, duke me vertetuar shprehjen se trimeria ngjan me idiotesine. Sidomos ne fb. Ndaj nuk u mora me kthim pergjigjesh.

Ne fakt ktheva nja dy, por pashe qe idiotizmi ishte kembengules kur futet ne kafken katerqoshese dhe pavaresisht se konteksti si shkruhej ishte shume i qarte, me vertetojne statistiken se edhe Tirana ka budallenjte e vet autoktone, bashke me ata te importit nga rrethet. Gjithsesi me duhet te sqaroj:

Togfjaleshi nuk i drejtohej tiranasve denbanaden edhe per faktin se tashme jane nje pjese fare e vogel e Tiranes, por edhe sepse nuk kane ze ne vendimarrjen e Tiranes politike.

Me kete togfjalesh duhet te jesh shume sylesh mos kuptosh qe behet fjale per ate pjese te banoreve te Tiranes te cilet kane ne dore vendimmarrjen politike dhe qe geshtenjat i nxjerrin nga zjarri me duart e te tjereve. Dhe kjo shtrese quhet tiranas, pavaresisht se origjinen mund ta kene nga çdo rreth i republikes.

Tashme tiranas jane dibranet e ardhur ne themelimin e qytetit, matjanet e Zogut, leberit e Hoxhes, e pastaj shkodrane, gjirokastrite e korcare, duke ardhur se fundmi tek tropojanet, skraparllinjte e kuksiane. Nuk perjashtohen as çamet dhe as kosovaret qe kane blere shtepi ne Tirane. Madje edhe banoret e Astirit, tiranas jane, dhe kur thuhet ndonje e share apo batute per tiranasit, autoktonet nuk kane pse e marrin per personale, pasi tashme nuk kane ekskluzivitetin e brandit.

Gjithashtu edhe per pronat duhet mos merziten shume. Nese Kongresit i Lushnjes do kishte caktuar kryeqytet Kuksin, tani do ishte ne Tirane çmimi i tokes 1 mije lek te vjetra per m2 dhe kusuret me tokat e xanuna do ti kishin kuksianet. Sepse vlera e tokes kudo, ka edhe valence politike.

Gjithsesi kjo e dyta eshte teme e gjate. Merruni me te paren

Të fundit