Flash News

KRYESORE

Byzylykët elektronikë, 3 të dënuar dolën nga sistemi dhe u arratisën

Byzylykët elektronikë, 3 të dënuar dolën nga sistemi

Skandali i byzylykëve elektronik për mbikqyrjen e të dënuarve, vijon të gjenerojë detaje të reja me situatën e paprecedentë që është krijuar së fundmi. Është gazetarja e News 24, Klodjana Lala, e cila hedh më shumë dritë mdi të vërtetën e byzylykëve të mbikqyrjes së të dënuarve. E ftuar në rubrikën “Opinion” ajo ka folur në lidhje me skandalin e tenderit të byzylykëve që mbajnë personat e dënuar me arrest shtëpie.

Sipas Lalës, skandali ka plasur kur është zbuluar që tre të dënuar kanë arritur ta heqin këtë byzylyk nga këmba dhe të arratisen. Ajo thotë se për këtë rast ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka nisur një hetim.

“Sinjalizimin për këtë shqetësim ma kanë ngritur punonjës të shërbimit të provës. Ishin pikërisht ata që shfaqën shqetësim për cilësinë e pajisjeve të blera në tenderin e fundit, kur ministër ishte Ylli Manjani”, sqaroi Lala.

Tenderi i parë në 2012- 280 mln lekë, kompani izraelite

Tenderi i dytë në 2014- 600 mln lekë, kompani italiane

Tenderi i tretë- 2,4 miliardë lekë

 

Të fundit