Flash News

KRYESORE

Çahet më dysh asfalti dhe mbyllen shkollat, foto pas tërmetit me magnitudë 6.8 që 'shkundi' mbrëmë Greqinë

Nata e mbrëmshme ka qenë një natë paniku për banorët e shtetit fqinj, Greqisë.

Një tërmet me magnitudë 6.8 me epiqendër disa kilometra larg Greqisë në detin Jon ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Siç raporton “Zougla.gr’, nga lëkundja e fuqishme është ndarë më dysh hapësira tokash pranë porteve, janë dëmtuar banesa dhe biznese, ndërsa nga frika e një goditje të radhës ditën e sotme janë mbyllur të gjitha shkollat dhe qendrat e tjera të edukimit të fëmijëve.

Më poshtë, ju sjellim pamje nga situata aktuale në ishullin Zakynthos sot në mëngjes, disa orë pas goditjeve të njëpasnjëshme të tërmetit.

Të fundit