Flash News

KRYESORE

Çaji i zi, relakson trurin dhe nxit kreativitetin e konsumuesve

Çaji i zi, relakson trurin dhe nxit kreativitetin e konsumuesve

Personat të cilët konsumojnë çaj të zi, kanë mundësi që të kenë një imagjinatë shumë të zhvilluar dhe të jenë kreativ.

Një ekip psikologësh në Universitetin e Pekinit botuan rezultatet e hulumtimit që përfshinin 50 studentë të moshës 20-vjeçare.

Gjysma e numrit të përgjithshëm të studentëve që morën pjesë në hulumtim, çdo ditë pinin nga një filxhan çaj të zi.

Studentët që konsumonin çaj në baza ditore, vazhdimisht shënuan vlerësimet për kreativitet në të dyja testet.

Çaji përmban substanca që e relaksojnë trurin, andaj, psikologët pretendojnë se njerëzit që pinë çaj përdorin të gjitha kapacitetet e tyre dhe janë më shumë krijues.

 

Të fundit