Flash News

KRYESORE

Cakaj debat me gazetaren: Kush ju tha qe jam gjaknxehtë, mund t’ju sfidoj nëse shpërfaq arsenalin tim

Cakaj debat me gazetaren: Kush ju tha qe jam gjaknxehtë, mund t’ju

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka debatuar me gazetaren Mirela Milori, gjatë një interviste në studion e ABC news.

Ndërsa gazetarja është ndalur te mosha e ministrit në detyrë, Cakaj duket se ka rënë “viktimë” e pyetjes dhe nuk ka mundur të fshehë anën emocionale, duke humbur paksa qetësinë e një diplomati.

Ndiqni debatin:

Gazetarja Milori: Jam kurioze të di se si është komunikimi me ata njerëz që sa ç’keni ju moshën tuaj, ata kanë vite punë. E ndjeni një lloj hezitimi?

Cakaj: Mosha ime relativisht e re nuk është as precedan historik në Shqipëri, as diasavantazh politik në përgjithësi, Shqipëria ka patur kryeministria të moshës sime...

Gazetarja: Unë kam nja 20 vite në këtë profesion, por me lejoni t’ju them se këto kryeministra nuk e kanë ndritur shumë, por e vazhdojmë.

Cakaj: Performanca e tyre vlerësohet në bazë të veprimeve të tyre, jo në bazë të moshës. Po ashtu, Shqipëria ka shumë njerëz në moshë, por që kanë më pak kontribut. Asgjë nuk është e brendashkruar nga mosha, sepse ne jemi qenie më komplekse se sa vitet tona.

Gazetarja: Dakord, por e ndjeni këtë përballje me ta, me diplomatë të caktuar?

Cakaj: Unë e ndjej peshën e kompetencës sime dhe shumën e angazhimit tim. Unë matem me vizionin që kam dhe punën që bëj dhe unë nuk jam në moshë aq të re dhe kjo ka qenë një prej komponentëve të zgjedhura për të orkestruar një sulm publik meqë nuk kanë pasur çështje tjetër për ta sulmuar, që në fakt tregon avantazh publik.

Gazetarja: Por në fakt, ata që janë përballë jush mund t’ju akuzojnë edhe për një lloj maturie emocionale, në kuptimin që jeni pak gjaknxehtë...

Cakaj: Kush ju tha që jam gjaknxehtë?

Gazetarja: E merrni pak më shumë seriozisht një debat

Cakaj: Të lutem, ku e vërejtët?

Gazetarja: Flisni me shumë pasion, pasi ndoshta për një diplomat maturia është e para

Cakaj: Punën që bëj, e bëj me shumë sinqeritet, por të qenurit i angazhuar në debat me pasion nuk është pamaturi emocionale. Të lutem, është një dallim shumë i madh dhe nuk i tolerohet një gazetareje si puna jote.

Gazetarja: Dakord e lëmë, edhe pse diplomacia dhe maturia emocionale janë paralele me njëra tjetrën

Cakaj: Mund të të sfidoj tepër më shumë, por nuk jam i sigurt nëse do të ndiheshit komod nëse unë shpërfaq arsenalin tim në tërësi

Gazetarja: Jo nuk dua të hyj fare aty, ju lutem e keqkuptuar krejtësisht kontekstin

 

Të fundit