Flash News

KRYESORE

Cakaj del jashtë "linjës" së Ramës: Të mbështesim fuqimisht Listën Shqiptare në Mal të Zi

Cakaj del jashtë "linjës" së Ramës: Të

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj së bashku me homologen kosovare Meliza Haradinaj-Stublla kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku kanë folur për zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, teksa ndryshe nga kryeministri Rama u kanë bërë thirrje shqiptarëve të mbështesin Listën Shqiptare.

Cakajt shprehet se kjo listë nuk lidh vetëm Malësinë e Ulqinin, por gjithë shqiptarët pa dallim prandaj më 30 gusht ajo duhet mbështetur fuqimisht.

Më tej ai shton se mbështetja e partive shqiptare ruan projektin euroatlantik të Malit të Zi.

Statusi i plotë:

Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasve tanë, vllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim.

Të fundit