Flash News

KRYESORE

Cakaj e shkarkoi, ish-diplomatja krah Gjonajt: Etilda mos u komplekso! Normale të mos qëndrosh në skutliqet e botës

Pranvera Skana, diplomatja e shkarkuar në ‘bllok’ bashkë me emra të tjerë përfaqësues të Shqipërisë pak muaj më parë nga ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, i ka dalë në mbrojtje ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Pas denoncimeve se ka paguar 700 euro nata në hotele luksoze jashtë vendit, Skana, e cila punonte si konsulle në Londër dhe këshilltare për median dhe Diasporën, thekson se është normale që një ministër të akomodohet në hotele të tilla disa arsye.

Reagimi:

Etilda mos u komplekso! .... Është krejt normale që të qëndrosh në një hotel dinjitoz.... E jo te akomodohesh në skutliqet e botes!

Së pari ky është një standard sigurie, që ta kërkon edhe shteti pritës.

Së dyti për arsye kohore, axhenda e një ministri është intensive dhe askush nuk mund të akomodohet në një HOTEL në periferi në një zonë të 6 të Londrës qe merr dy orë me tren për të mbërritur në qendër aty ku janë të vendosura institucionet për takimet, me dhe pa trafikun e çmendur të këtyre metropoleve.

Se treti cdo politikan edhe ai shqiptar meriton një përfaqësim dinjitoz në vendin pritës e jo te endet neper skutliqe.

Së katërti, mbrojta publike që ju bëtë ishte shumë e dobët, ose më saktë këshilltarët tuaj të komunikimit ishin të dobët.

Së pesti, je një ministre që përfaqëson shumë mirë Shqipërinë jashtë dhe kjo ka më shumë rëndësi, për këtë I referohem vizitës tuaj të fundit në Londër në kohën që unë punoja atje.

Të fundit