Flash News

KRYESORE

Cakaj fajëson opozitën për raportin e OSBE/ ODHIR, përgjigjet PD: Citimet e tij janë të gënjeshtërta

Cakaj fajëson opozitën për raportin e OSBE/ ODHIR,

Vjen reagimi i parë nga PD, pas deklaratës së ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme Gent Cakaj.

Ky i fundit bunet përgjegjëse opozitën, konkretisht PD e LSI mbi shkeljet e konstatuara në raportin përfundimtar të publikuar dy ditë më parë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat i cilësoi citimet e Cakajt si të gënjeshtërta.

“Raporti nis me fjalinë se votimet u bënë pa marrë parasysh interesin e elektoratit dhe në zgjedhjet e Ramës merret në konsideratë interesi i bandave jo i qytetarëve.

Në gjitha raportimet e Edi Ramës nëpërmjet zëdhënësit të tij në ministrinë e jashtme në citimet e tij janë të gënjeshtërta. Për herë të parë në raportin e OSBE/ODHIR-it nuk specifikohet që zgjedhjet ishin demokratike, legjitime apo përmbushnin standardet. Veprimet e qeverisë, kanë qenë në kundërshtim me ligjin,për këtë nuk ka se si të jetë përgjegjëse opozita. Nuk ka përgjegjësi pse KQZ ka shkelur vendimmarrjet e këtij shteti. Nuk ka përgjegjësi përse gjyqtarët kanë qenë nën presion nga vettingu. Nuk ka përgjegjësi përse administrata ka qenë në presion për vendin e punës”, deklaroi Bardhi, në përgjigje të Cakajt.

Bardhi deklaroi se raporti i OSBE nuk mund të ishte për opozitën, pasi ndërkombëtarët nuk monitorojnë opozitën, por evidentojnë qartësisht përgjegjësinë e qeverisë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Të fundit