Flash News

KRYESORE

Cakaj flet me homologun kroat: Bashkëpunim në luftën kundër pandemisë

Cakaj flet me homologun kroat: Bashkëpunim në luftën kundër

Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj njoftoi të dielën se pati një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, Gordan Grliç Radman, me të cilin ka folur për luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Cakaj thotë gjithashtu se me ministrin kroat ka biseduar edhe për përgatitjen e samitit të Zagrebit.

“Ndërkohë, pata edhe një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Gordan Grliç Radman, lidhur me bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit.

Nën kushtet e pandemisë, do të ketë një video konferencë të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Kjo është shumë e rëndësishme në bashkërendimin e përpjekjeve dhe në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për të ngadhënjyer mbi COVID-19 sa më pare”, tha Cakaj.

Të fundit