Flash News

KRYESORE

Cakaj kërkesë shteteve të BE: Ne po zbusim sfidat e të rinjve shqiptarë, ju duhet t’u kushtoni më shumë vëmendje

Cakaj kërkesë shteteve të BE: Ne po zbusim sfidat e të

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka marrë pjesë në ministerialin e Varshavës, që u zhvillua në kuadër të Procesit të Berlinit. Cakaj ka kërkuar nga shtetet e BE-së që t’u kushtojnë më shumë vëmendje sfidave të të rinjve në Shqipëri, që pavarësisht se Qeveria, sipas tij, po bën përpjekje për t’i zbutur, ato mund të thellohen nëse nuk vepron Brukseli.

“Të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një perspektivë të qartë evropiane, mungesa e të cilës mund të çojë, me gjithë përpjekjet tona për t’i zbutur, në thellim të sfidave të tyre”, ka deklaruar Cakaj.

Ajo që duhet të kuptohet, vijoi ai, është se rajoni ynë nuk po kërkon të hyjë nesër në BE, por procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm dhe inkurajues për ndërmarrjen e reformave të nevojshme si shteti i së drejtës, reforma në arsim, zhvillimi ekonomik etj. Në këtë kontekst, liberalizimi i vizave me Kosovën apo hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë instrumente për rritjen dhe thellimin e reformave.

Përveç ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe ministrit polak, i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, si dhe përfaqësues nga Bullgaria, Italia,  Austria, Greqia dhe Britania e Madhe.

Të fundit