Flash News

KRYESORE

Cakaj nga New York-u: Hapja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë, nevojë e rëndësishme për gjithë Ballkanin

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në Facebook njofton se ndodhej në New York ku ka marrë pjesë në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Cakaj thekson se në takim u disktua ndër të tjera edhe për nevojën e hapjeve të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Thelbi i diskutimeve të këtij takimi ishte shqyrtimi i përgjithshëm i situatës politike në rajon. Në përgjithësi, u dakordësuam se mbyllja e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për të garantuar jo vetëm stabilitetin, por edhe zhvillimin e përgjithshëm socio-politik të tij. Po ashtu, nga të gjithë të pranishmit u theksua nevoja për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tetor. Procesi i anëtarësimit në BE nuk ka asnjë alternativë për asnjërin nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor!” –shkruan Cakaj në Facebook.

 

 

Të fundit