Flash News

KRYESORE

Cakaj nxjerr dy përfundime nga vizita e Donald Tusk në Tiranë

Cakaj nxjerr dy përfundime nga vizita e Donald Tusk në Tiranë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka dalë në dy përfundime pas vizitës së djeshme në Tiranë, të Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Sipas Cakajt, vizita e tij ka një domethënie të veçantë para vendimit të tetorit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Nënvizimi i dy çështjeve është me rëndësi:

Së pari, Presidenti i Këshillit sot ka bërë edhe njëherë të qartë se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim.

Së dyti, Presidenti i Këshillit nga Tirana sot i ka dërguar një mesazh të qartë të gjitha vendeve anëtare për nevojën për të lëvizur përpara në procesin e zgjerimit të BE-së duke i dhënë dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Ne presim që vendet anëtare të BE-së të vendosin bazuar në rekomandimet pozitive të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave në tetor.

Ky vendim është thelbësor për të shpërblyer të arriturat e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe për të zhvilluar tutje besueshmërinë në politikat e zgjerimit të BE-së në përgjithësi”, shkruan Cakaj në rrjetet sociale pas takimit edhe me kryeministrin Rama.

Krahasimi i qëndrimeve për negociatat, Tusk diferencon Shkupin nga Tirana

Të fundit