Flash News

KRYESORE

Cakaj: Pa Kosovën, Shqipëria tërhiqet nga Shengeni Ballkanik

Cakaj: Pa Kosovën, Shqipëria tërhiqet nga Shengeni Ballkanik

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, e ka bërë të qartë se Shqipëria largohet nga Shengeni Ballkanik nëse Kosova nuk përfshihet në ëktë bashkëpunim.

Ai shtoi se në Novi Sad u është bërë thirrje edhe shteteve të tjera, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës që të bëhen pjesë e këtij projekti.

“Shumë shpejt pritet të kemi një taksim trelateral me Malin e Zi e Kroacinë, me Kroacinë e Kosovën, e kështu me radhë. Kryeministri Rama e ka pasur kusht thelbësor të panegociueshëm, që nëse Kosova përjashtohet nga ky bashkëpunim, Shqipëria tërhiqet menjëherë. Aty u është bërë ftesë tri shteteve tjera, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, që t’i bashkohen kësaj iniciative”, tha Cakaj në emisionin “Rubikon” në Koha TV.

Ai tregoi se edhe Albion Kurti ka interes të dijë më shumë për këtë iniciativë.

Të fundit