Flash News

KRYESORE

Cakaj përplaset me gazetarin: Jap dorëheqjen nëse gjen foton time me dekoratë

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka debatuar me gazetarin Robert Rakipllarin. Rakipllari u shpreh se Cakaj si zv.ministër është dekoruar nga Rama për negociatat që ka zhvilluar vitin e kaluar me Brukselin për arritjet e rekomandimit pozitiv vitin e kaluar, madje se ka dhe një foto.

Por Cakaj ka mohuar të ketë marrë një medalje apo dekoratë, ndërsa u shpreh se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse Rakipllari i gjen foton.

“Unë ofroj dorëheqjen time nëse e gjen atë foto se kam marrë dekoratë si negociator”, tha Cakaj.

I pyetur më tej nga Eni Vasili për shijen që morën në Berlin sa i përket mundësisë për çeljen e negociatave, ministri u shpreh:

“Takimi i Berlinit nuk lidhet me axhendën e zgjerimit. Është diskutuar për mundësinë e negociatave në qershor. Çëshja është që Komisioni Europian do ta zhvendos raportin për në maj.

Por nëse në maj marrim raport pozitiv, shtetet anëtare do kenë kohë të shkurtër në dispozicion për të marrë një vendim në qershor. kjo do të thotë që vendimi për shkaqe teknike mund të zhvendoset në shtator”, tha Cakaj.

Më tej ai shtoi se Merkel ka opinion të veçantë sa i përket mundësisë për hapjen e negociatave. “Negociatat sipas saj duhet të hapen pasi është dhe interes gjeo-strategjik për ballkanin perëndimor. Ky është një vendim gjeo-strategjik. Gjermania nuk ka patur rezervën më të vogël për domosdoshmërinë e hapjes së negociatave”, tha më tej ministri.

Të fundit