Flash News

KRYESORE

Cakaj reagon pas deklaratës së Vuçiçit për masakrën e Reçakut: Skandaloze, akt i përbuzshëm

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj e ka quajtur skandaloze deklaratën e bërë nga president ii Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili e quajti trillim masakrën e Reçakut.

Duke e etiketuar si Joseph Goebbel (Ministri i Propagandës në Gjermaninë naziste) kreun e shtetit serb, ai tha se të tilla qëndrime janë të dëmshme për pajtimin mes kombeve.

“J. Goebbels i propagandës së Milosheviçit i kthyer tani në një kampion të mohimit të krimeve të luftës, duke zvogëluar dhe duke i kthyer në të parëndësishme. Skandaloze! Aktorët ndërkombëtare duhet që të dënojnë akte të tilla të përbuzshme, ku e vërteta ndryshohet, të cilat ofendojnë viktimat dhe dëmtojnë përpjekjet për pajtim. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë”, ishte reagimi i Cakajt në Twitter.

Të fundit