Flash News

KRYESORE

Cakaj refuzoi, Meta shkon në Samitin e Sarajevës: Kosova meriton të trajtohet me respekt nga fqinjët

Cakaj refuzoi, Meta shkon në Samitin e Sarajevës: Kosova meriton

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të vendeve të Europës Juglindore.

Në fjalën e Tij, drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta, duke shprehur keqardhjen që kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës, nuk është e pranishme në këtë Samit vuri në dukje se: “Tashmë është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina, e jo vetëm, të bëjnë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të realitetit. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.”

Kujtojmë se ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj deklaroi të dielën se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në solidarizim me Kosovën.

Të fundit