Flash News

KRYESORE

Cakaj rrëfen për herë të parë përjetimin e tij gjatë luftës së Kosovës: Isha vetëm 8-vjeç, kisha frikë për babain

Cakaj rrëfen për herë të parë përjetimin e tij

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka rrëfyer për herë të parë përjetimin e tij gjatë luftës së Kosovës. Në një intervistë për ‘Real Story’, Cakaj tregon se ishte vetëm 8 vjeç kur trupat e NATO-s hyn në Kosovë. Ministri shprehet se gjatë kësaj periudhe i është dashur të largohej nga vendi drejt Maqedonisë së bashku me nënën dhe motrat e tij, ndërsa i ati i tij qëndroi në Prishtinë.

“Ankthi më i madh ishte për babain dhe situatën në Kosovë”, thotë Cakaj.

“Kënaqësi që po flas me ju, aq më tepër kur flas nga Lugina e Preshevës. Ndonëse kam qenë tepër i ri në moshë në kohën e fillimit të luftës, vetëm 8 vjeç, përjetimet i kam të forta. Mbaj mend disa flakë të madhe në trajtën e kërpudhës, përjetova një ndjenjë të çuditshme frike dhe gëzimin për ndërhyrjen e NATO.

Mbaj mend përbuzjen në kufi me Maqedoni. Gjatë luftës, unë me nenën dhe motrat shkuam në një fshat ne Maqedoninë e Veriut, ndërsa babai kishte mbetur në Kosove. Dhe ankthi më i madh ishte për babain dhe situatën në Kosovë. Vjen të kujtoj dhe rikthimin në Kosovë, ballafaqimin me ushtarët amerikanë. Ata nuk na dhanë vetëm ndjesinë e çlirimit, por dhe të kujdesit.

Sot jam pjesë e një gjeneratë që ka qenë i ri në fillimin e luftës. Unë kam lindur pak pas mbylljes së radion televizionit të Kosovës. Si gjeneratë, diçka duhet të jetë e qartë. Kjo duhet të na japë ne shembull se duhet të kemi idealizëm dhe përgjegjësi më të madhe, për t’i afruar vendet tona drejt njëra-tjetrës”, ka thënë ndër të tjera Cakaj.

Të fundit