Flash News

KRYESORE

Cakaj shkarkoi 20 punonjës, reagon ish-ministri i Jashtëm: Bashkë me Ramën, ministri po luan rolin e Ponc Pilatit

Cakaj shkarkoi 20 punonjës, reagon ish-ministri i Jashtëm: Bashkë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj shkarkoi sot 20 punonjës të  këtij dikasteri.

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të Kryeministrit dhe zv.ministrit, për të cilët u shpreh se po luajnë rolin e Ponc Pilatit. Për Shehun një lëvizje e tillë një raprezalje si ato që ndodhin në vitin 1945.

Reagimi i Shehut:

Kryeministri e Ministri i Jashtem sot po luan rolin e Ponc Pilatit.

Ndersa Zv.Ministri i Jashtem Cakaj po vendos nen terror Trupin tone Diplomatik.

E ngjashme ajo qe po ndodh sot ne Ministrine tone te Jashteme me raprezaljet e vitit 1945.

Krejtesisht antikushtetuese, antiligjore dhe e e pa precedence qe prej vitit 1991kjo "vale spastrimesh e transferimesh", sic e quan Cakaj me nje gjuhe marksiste e arrogante dhunimin e atij dikasteri te nderuar, pavaresisht ndonje emri te hedhur per justifikim.

Antikushtetuese jane te tilla ndeshkime e debime kolektive, pa dashur te mbroj kerkend si individe, antiligjore eshte e gjithe kjo procedure e zyrtarizuar dhe e auto atribuar nga zv. ministri.

Ndersa Kryeministri e Ministri i Jashtem i dekretuar ferkon duart si...., me ne fund ai ka gjetur nje "instrument" te verber e shkaterrues per te terrorizues e nenshtruar plotesisht diplomacine tone, sic beri reth 2000 vite me pare Ponc Pilati.

Fatkeqesi e madhe kjo ndaj ciles duhet nje reagim i forte, duke filluar nga Presidenti.

https://politiko.al/gent-cakaj-shkarkon-20-punonjes-te-ministrise-se-jashtme-nuk-permbushnin-vizionin-e-rames/

 

Të fundit