Flash News

KRYESORE

Cakaj shkarkon konsullin shqiptar në Bari, kush emërohet në vend të tij

Cakaj shkarkon konsullin shqiptar në Bari, kush emërohet në vend

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka shkarkuar sot nga detyra Konsullin e Përgjithshëm në Bari, Ardian Haskajn.

Gjithashtu mësohet se në vend të Haskaj, Cakaj ka emëruar Genta Mburimin.

Shkarkimet në konsullatën në Bari, vjen pak kohë pas shkarkimeve në Ambasadën e Athinës, ku u zbuluan abuzime me pasaportat.

Pak javë më parë, Cakaj shkarkoi të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, mes të cilëve edhe vetë ambasadoren Ardiana Hobdari.

Shkarkimet erdhën me arsyetimin se stafi nuk ka performuar në mbështetje të shqetësimeve të komunitetit shqiptar në Greqi.

Të fundit