Flash News

KRYESORE

Cakaj takohet me homologun francez, diskutimet nga Reforma në Drejtësi te azilkërkuesit shqiptarë

Cakaj takohet me homologun francez, diskutimet nga Reforma në Drejtësi

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Jean Yves Le Drian gjatë Ministerialit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Gjatë këtij, Cakaj e njohu Ministrin Le Drian me progresin e reformave në pesë prioritetet në Shqipëri dhe me pritshmëritë për marrjen e rekomandimit pozitiv nga Komisionit në maj dhe vendimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave në qershor.

Ministri në Detyrë shprehu vendosmërinë e autoriteteve tona për të vijuar me ritëm të shpejtë, ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve më të larta të drejtësisë, si dhe reformat e tjera të domosdoshme për shtetin e së drejtës. Ai renditi si arritje me impakt tepër pozitiv hapat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Nga ana e tij Ministri i Jashtëm francez Le Drian theksoi se reforma në fushën e drejtësisë është një ndërmarrje tepër pozitive ku Shqipëria ka bërë një avancim të kënaqshëm që do të ndikojë më së miri në krijimin e një strukture të pavarur e profesionale të Drejtësisë si dhe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e hapjes së negociatave.

Ministri francez vlerësoi gjithashtu masat e marra nga Shqipëria për zvogëlimin e numrit të azil kërkuesve shqiptarë në Francë, numër i cili është ulur në mënyrë të ndjeshme nga 2017 në 2018. Ai vlerësoi entuziazmin dhe seriozitetin e autoriteteve tona për të vijuar me të njëjtin ritëm, transformimin e sistemit të drejtësisë.

Ministrat ndanë gjithashtu mendimin për situatën në Lindjen e mesme dhe diskutuan edhe për angazhimet respektive, në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut ashtu edhe në kontributin e dhënë për ndërtim kapacitetesh në vendet partnere përreth hapësirës Euro-Atlantike.

Të fundit