Flash News

KRYESORE

Cakaj takon Grenell në Shtëpinë e Bardhë: Asnjë marrëveshje e fshehtë mes Serbisë e Kosovës

Cakaj takon Grenell në Shtëpinë e Bardhë: Asnjë

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka zhvilluar një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka takuar të zgjedhurin e Donald Trump, Richard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Vetë Cakaj njofton për vizitën përmes një shënimi në Facebook.

Cakaj sqaron se nuk ka “marrëveshje të fshehtë, apo plane për shkëmbim territori”.

Megjithatë Cajak nuk sqaron qëllimin e vizitës në këtë kohë.

Shënimi në Facebook

Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.

Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Për sqarim: S'ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të republikës së Kosovës, as shkëmbime territoriale, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e republikës së kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës!

ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS

Të fundit