Flash News

KRYESORE

Cakaj takon homologun e tij polak: Shqipëria e meriton çeljen e negociatave, reforma në drejtësi unike në rajon

Cakaj takon homologun e tij polak: Shqipëria e meriton çeljen e

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u takua me Ministrin e Jashtëm polak, Jacak Czaputoëicz. Ata diskutuan rreth intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, agjendën evropiane të Shqipërisë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe koordinimin në kuadër të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

Cakaj infomoi homologun e tij mbi ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit, si dhe përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli Evropian në muajin qershor të vitit 2018.

Nga ana e tij, ministri Czaputoëicz u shpreh se Polonia do të bëjë një avokati të fortë për një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë në muajin tetor 2019. Cakaj theksoi se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave, duke përmendur reformën në drejtësi,e cila sipas tijn është unike në rajon.

“Pritshmëritë e Shqipërisë për çeljen e negociatave në tetor nuk ngrihen mbi nevojën për ‘favore’ por mbi bazën e meritave. Është historike dhe e pandërmarrë nga ndonjë vend tjetër në rajon, zbatimi i reformës në drejtësi, krijimi i organeve të reja të gjyqësorit dhe dhënia e prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Ministri Cakaj.

Të fundit