All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Cakaj takon homologun në Indi, i kërkon mbështetje për njohjen e pavarësisë së Kosovës

All - Paragraf - 1

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar. Takimi është zhvilluar gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

All - Paragraf - 3

Mes një postimi në Facebook, Cakaj njofton se gjatë takimit ka kërkuar nga homologu i tij indian domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe nevojën për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Po ashtu në fokus ka qenë edhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

“ India konfirmon mbështetjen për kandidaturën e Shqipërisë për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023”-thekson Cakaj.

“Sot, mes shumë të tjerash, zhvilluam edhe një takim të veçantë dypalësh me Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, z. Subrahmanyam Jaishankar 🇦🇱🇮🇳!

Vlen të theksohet se në qendër të diskutimeve ishte domosdoshmëria e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe nevoja për mbështetjes së saj në mekanizma ndërkombëtarë 🇽🇰👊!

Mbështetja e konsolidimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës është elementi qendror i politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon.

Natyrisht, duke pasur parasysh faktin se India është një prej shteteve me zhvillimin më të hovshëm në botë, bashkëpunimi dypalësh mes vendeve tona po ashtu mbetet shumë i rëndësishëm.

Në takim, ndër të tjera, ramë dakord edhe për përmbylljen përfundimtare të një varg marrëveshjeve në fushën e sigurimeve shoqërore, promovimit dhe mbrojtjes së investimeve dhe transportit detar. Ky kuadër i marrëveshjeve do të ketë një rol domethënës në konsolidimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Indisë.

Po ashtu, India konfirmon mbështetjen për kandidaturën e Shqipërisë për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023 🇦🇱🤝🇮🇳!”-shkruan Cakaj në Facebook.

 

Të fundit