Flash News

KRYESORE

Cakaj takon ministrin gjerman; asnjë garanci nga Berlini për hapjen e negociatave

Cakaj takon ministrin gjerman; asnjë garanci nga Berlini për hapjen e

Ministri i Jashtëm me kompetenca të delegauara, Gent Cakaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin, ku sot ka takuar ministrin gjerman te Shtetit për Çështjet Europiane, Michael Roth.

Në një status në Twitter, Roth shprehet i lumtur që pati mundësi të takojë Cekajn, por në asnjë rresht nuk shprehet nëse Gjermania do të mbështesë hapjen e negociatave; vendim që do të merret në fund të qershorit nga Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian.

“Takim i frytshëm me ministrin e ri të ngarkuar për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj për procesin e e reformave, si ajo e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, diskutime rreth hapjes së negociatave dhe bashkëpunimiit në të ardhmen”.

Ndërsa kryediplomati shqiptar, Cakaj shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministrit Roth, për mbështetjen dhe vullnetin pozitiv që ai personalisht dhe qeveria gjermane kanë treguar në çdo hap të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-​së.

Të fundit