All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Cakaj takon Reeker dhe Palmer në Washington: SHBA-Shqipëri, marrëdhënie të një rëndësie të patjetërsueshme

Cakaj takon Reeker dhe Palmer në Washington: SHBA-Shqipëri,
All - Paragraf - 1

Gjatë qëndrimit në  Uashington, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar takime edhe me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

All - Paragraf - 3

Përmes një postimi në Facebook, Cakaj shkruan se në këto takime u diskutua për domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

Postimi i plotë:

Në Uashington takuam edhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Folëm hollësisht për domosdoshmërinë e plotësimit sa më shpejt të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe lidhur me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

Marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie të pazëvendësueshme e me një vlerë të patjetërsueshme për Shqipërinë 🇦🇱🇺🇸!

Të fundit