Flash News

KRYESORE

Cakaj u hoqi targat diplomatike, vjen reagimi i parë nga ish-deputeti i PS, Konsull Nderi

Vjen reagimi i parë në radhët e Konsujve të Nderit, një ditë pas vendimit të ministrisë së Jashtme për heqjen e targave diplomatike.

Arben Malaj, i cili prej një viti është Konsull Nderi i Austrisë në Shqipëri, pasi sqaron se nuk renditet ndër konsujt që ka në përdorim targa të tilla, i drejtohet ministrit në Detyrë, Gent Cakaj se lidhur me këtë çështje do të duhet ta kishte diskutuar fillimisht me Shoqatën e Konsujve të Nderit.

Sipas Malajt, lëvizje të tilla nga ana e Cakajt dëmtojnë profilin e një shtetari dhe kredibilitetin e MEPJ.

Reagimi i plotë:

Nje sqarim pa targa diplomatike, te cilat nuk I kam marre edhe pse kam nje vit Konsull Nderi I Austrise per Shqiperine jugore. Perzgjedhja konsull nderi eshte nje proces diplomatic shume burokratik deri ne vleresimin nga sherbimet sekrete te dy vendeve, vendit propozues dhe vendit ku do te ushtroj aktivitetin. Eshte e vertete qe propozimin e nje vendi duhet ta miratoj vendi prites ne kete rast Shqiperia. Kisha shpresuar qe zvendes ministri I jashtem, do kishe kerkuar takim me shoqaten e konsujve te ndert per ta promovuar kete mundesi diplomatike per promovimin e vendi tone, per rritjen e aktiviteteve ekonomike,shkencore e kulturore. Kisha shpresuar se nqs realisht ka nje problem me target, Sekretari i Pergjithshem I MEPJ te bente nje takim me kryetarin e shoqates se konsujve te nderit dhe qartesonte problemin konkrete dhe bashkepunonin per zgjidhjen e tij sa me shpejte, Fokusi I zv ministrit tek levizjet ne staf , target apo passaporat diplomatike e demtojne profilin e nje shtetari, demtojne kredibilitetin e MEPJ e cila duket se ka humbur fokusin tek prioritetet kombetare dhe ploteson axhenden mediatike me lajme te tilla.

Dite te mbare,

Arbeni

Të fundit