Flash News

KRYESORE

Cakaj ul pritshmëritë: Nuk kemi marrë garanci për hapjen e negociatave në Tetor

Cakaj ul pritshmëritë: Nuk kemi marrë garanci për hapjen e

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj nuk e ka pritur mirë shtyrjen e negociatave për herë të tretë për Shqipërinë nga Këshilli i Ministrave të BE-së. Në një konference për shtyp, Cakaj theksoi se vendimi nuk është lajm inkurajues për Shqipërinë duke shtuar se çelja e tyre nuk eshte e sigurt as ne Tetor.

“Shqipëria nuk mund të përcaktojë axhendën e vendimmarrjes së Këshillit por mund të përmbushë të gjitha kushtet teknike. Ndaj duke u mbështetur edhe në zotimin e prerë të Këshillit, jo për të diskutuar në tetor nëse negociatat do të hapen apo jo por për të marrë një vendim të prerë, Shqipëria mbetet shpresëplotë për një vendim pozitiv në tetor. Shpresa jonë duhet të marrë trajtën për një angazhim pozitiv”, tha Cakaj, duke shtuar:

“Shtyrja e vendimmarrjes sidoqoftë nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë. E ka merituar hapjen e negociatave që në qershor të vitit të shkuar. Vonesa nuk është shkaktuar rezultatet. Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave që vitin e shkuar por sidoqoftë që vitin e shkuar Shqipëria ka filluar procesin e screen-it. Që nga viti i shkuar Shqipëria nuk ka humbur asnjë moment në axhendën e saj. Sot më shumë se kurrë në këtë periudhë, përpjekjet tona duhet të shtohen që të sigurojmë një vendim pozitiv në tetor. Shtyrja e vendimmarrjes nuk është as shkas për sjellje të matura politike por as të përkthehet në rënie të energjive reformatore. Shqipëria duhet të vazhdojë në këtë rrugë me përpjekje”, përundoi Cakaj.

Të fundit