Flash News

KRYESORE

Cakaj uron marrëveshjen mes LD dhe VV: I domosdoshëm bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë

Ministri për Europen dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në Facebook ka uruar qeverinë e Kosovës për marrëveshjen mes VV dhe LDK.

Në reagimin e tij Cakaj thekson se pas marrëveshjes, shtimi i bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë, është i domosdoshëm.

“Në sfidat e shumta që qëndrojnë para nesh, bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm. Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtësore me Qeverine e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve”, shkruan Cakaj.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar sot, katër muaj pas zgjedhjeve, marrëveshjen për koalicion qeverisës.

Të fundit