Flash News

KRYESORE

Çako fajëson krerët e bashkive: Bëni veshin shurdh, vatrat zjarreve të qëllimshme për interesa politike

Çako fajëson krerët e bashkive: Bëni veshin shurdh, vatrat

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako bën përgjegjës pushtetin vendor për vatrat e zjarreve të lokalizuara ditët e fundit.

Në një konferencë për mediat, Çako tha se zjarret janë të pazakonta për stinën, ndaj sipas tij janë të qëllimshme për hapjen e tokave të reja, apo krijimin e hapësirave për ndërtim.

Për këtë konstatim, ai fajëson krerët e bashkive dhe të njësive administrative që lejojnë situata të tilla, ndërsa kërkoi bashkëpunim më efikas nga organet e drejtësisë për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

“Kjo situatë është e pazakontë për stinën, vatrat e zjarrit janë shkaktuar qëllimisht për hapjen e tokave të reja, apo krijimin e hapësirave për ndërtim.

Autoritetet vendore heshtin kur bëhet fjalë për masa parandaluese të rasteve të përsëritura, apo më keq për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Për të gjithë ata drejtues vendorë, kryetarë bashkish apo kryetarë të njësive administrative të cilët bëjnë veshët shurdhë ju rikujtoje se në ligjit për emergjencat civile pushteti vendor është përgjegjësi për ruajtjen e sipërfaqeve me kullota dhe identifikimin e vatrave dhe autorëve.

Kërkojmë nga policia e shtetit dhe Prokuroria një bashkëpunim më efikas të identifikimit, ndalimi dhe arrestimit të autorëve të zjarrvënës me dashje.

Nëse secili nga ne bën detyrën dhe zbaton ligjin askush për interesa personale apo politike nuk do mund të dëmtojë pasurinë kombëtare e sigurinë e shqiptarëve”, u shpreh Haki Çako.

Të fundit