Flash News

KRYESORE

Caktohet data e seancës së parë gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Caktohet data e seancës së parë gjyqësore ndaj ish-ministrit

Është caktuar data e seancës së parë që do të zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj ish-ministirt të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai do të dalë përpara trupit gjykues më 19 qershor.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon ish-ministrin e Partisë Socialiste për: “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Tahiri i ka mohuar akuzat e ngritura dhe pretendon se i gjithë procesi është i montuar politikisht.

Të fundit