Flash News

KRYESORE

Cana i mëshon virtytit mikpritje: Harrojeni himnin me Francën!

Cana i mëshon virtytit mikpritje: Harrojeni himnin me Francën!

Lorik Cana ka dhënë një intervistë për “Ouest France” para ndeshjes së sotme Shqipëri-Francë në "Air Albania Stadium", Tiranë. Ish-kapiteni i kombëtares sonë është shumë i njohur prej përvojës së tij në Francë dhe është njeriu i duhur për të komentuar këtë ndeshje.

“Për mua është një sfidë speciale, që vendos vendin tim përballë atij ku kam luajtur për 10 vite. Do të zhvillohet një ceremoni madhështore, me praninë e një numri të madh ish-futbollistësh të kombëtares. Hakmarrje se bënë gabim me himnin tonë atje? Jo. Ajo temë u mbyll atje, bëhet fjalë për një gabim njerëzor. Dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira dhe në Shqipëri jemi shumë mikpritës", - u shpreh Cana.

I pyetur sa ka ndikuar Kosova në formën e skuadrës, ai u përgjigj: "Ka provokuar largimin e disa talenteve dhe e ka dobësuar Shqipërinë. Kosova ka shkëlqyer në eliminatore".

Të fundit