Flash News

KRYESORE

Çanta të vogla është sekreti i një veshjeje të bukur

Ndoshta prej kohësh e vitesh nuk ishin parë çanta mikro, me përmasa shumë të vogla, të cilat mund të përdoren për çdo rast. Por duket se imagjinata e shtëpive të modës ka shkuar edhe më tej.

Ashtu siç është parë në shumë sfilata mode në New York e kudo,  çantat mikro po vazhdojnë të zvogëlohen, madje disa prej tyre arrijnë deri në madhësinë e një kutie shkrepëseje.

Për shumë prej jush ky trend mund të duket i çuditshëm dhe jo-funksional, por duhet thënë se këto çanta janë stil. Propozimet që vijnë nga shtëpitë e modës janë të shumta dhe ju keni mundësi të gjeni një model që është i përshtatshëm për ju dhe të bëni të tuajën një çantë të ngjashme me to.

Të fundit