Flash News

KRYESORE

Capital T bën vizitë në spitalin e fëmijëve, Albana Osmani e falenderon publikisht

Reperi i njohur Capital T, së fundmi është bërë pjesë e shumë akteve bamirësie, ku së fundmi ka vizituar fëmijë të sëmurë të një spitali.

Por ajo që ka rënë në sy, është fakti që moderatorja Albana Osmani, e ka falenderuar atë publikisht nëpërmjet një postimi në “instgram”, ku ka shprehur mirënjohje për gjestin e këngëtarit.

“Faleminderit nga zemra! Qofsh bekuar artist me zemrën e madhe sa drita që ke përpara në jetën tënde, e pafundme. Kjo ditë do të jetë përgjithmonë e veçantë për princeshën e vogël”, shkruan Albana bashkangjitur fotos së Capital T.

Nëpërmjet kësaj kuptojmë se Capital ka shkuar në spital për ti bërë surprizë një vajze të vogël të sëmurë dhe ky është një gjest shumë i veçantë.

Me shumë mundësi ndjeshmëria e Albanës me fëmijët e sëmurë lidhet edhe me nismën që ajo ka marrë për kujdesin ndaj tyre “Ti je një lule dielli”.

Të fundit