Flash News

KRYESORE

Capital T dhe Bes Kallaku replika me njëri-tjetrin: Je bërë si nga Laçi

Jo gjithmonë ka zënka dhe sherre mes këngëtareve në Shqipëri por edhe shaka miqësore dhe solidaritet mes njëri-tjetrit. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Bes Kallakun dhe reperin Capital T, dyshja njihen për miqësinë që kanë sëbashku dhe madje reperi ishte dhe në dasmën e Besit me Xhensilen.

Besi bën shumë komente pikante në profilin e personazheve shqiptarë dhe kështu ka vepruar dhe me reperin nga Kosova. Reperi kishte postuar një foto brenda një makine me një të firmës “Gucci”.

Në Shqipëri tashmë ekziston një stereotip që meshkujt të cilët veshin shumë “Gucci” me patjetër kanë origjinë nga Laçi, kjo edhe për shkak të rolit të “Skifterit” që Besi ka bërë në Portokalli.

“Je bërë si laçian o vëlla” – ka shkruar Besi në foton e reperit, ndërkohë që Capital T i shkruan: “Kush të tha që s’jam nga Laçi?”

Të fundit